Pasditja dhe mbrëmja e së enjtes ishte e veçantë në Lezhë. Kisha katolike festoi festen e të gjithë shenjterve, duke i dhënë ngjyra dhe jetë të gjithë qytetit.
Fëmijet e veshur si shenjtë të shoqëruar nga përfaqësues të klerit katolik dhe shumë qytetar, marshuan nga qendra e qytetit drejt katedrales së “Shën Nikollit”.
Famullitari i Katedrales së Lezhës Dom Frano Çivljak tha se kjo është një festë për të gjithë ata që kanë jetuar në mënyre të shenjtë dhe jo siç festohet nga një pjesë e qytetareve në mënyra të frikshme.
Të veshur si shenjtë fëmijet pjesmarres thonë se ndihen mjaft mire që po festojnë në këtë mënyre.
Festa e të gjithë shenjterve në Lezhë zgjati deri në oret e vona të mbrëmjes, ku pas ritualit fetar në katedrale fëmijet u argetuan përmes muzikes dhe lojrave të ndryshme.