DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forbidden”.

Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira në Laç, me 8 makineta, 18 kompjuterë dhe celularë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari.

Në pranga dhe 1 shtetas që u kap duke luajtur në lokal. Procedohet në gjendje të lirë, pronari i ambientit.

Policia ka sekuestruar pajisjet dhe një shumë parash, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një lokal në lagjen nr. 4, Laç, luheshin lojëra fati, me pajisje të ndryshme, Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Forbidden”.

Gjatë ndërhyrjes në ambientet e lokalit, në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga qiramarrësi i lokalit, shtetasi E. M., 35 vjeç dhe shtetasi Xh. V., 31 vjeç, i cili u kap në flagrancë, duke luajtur lojëra fati, në këtë ambient. Në vijim të operacionit nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit, shtetasin P. L., 66 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakLEZHË/ SITUATA E ZJARREVE ENDE PROBLEMATIKE, 2 VATRA AKTIVE NË KURBIN DHE MIRDITË! NDËRHYRJA E VËSHTIRË PËR SHKAK TË TERRENIT
Artikulli tjetërUEFA NATIONS LEAGUE/ TRAJNERI SILVINJO PUBLIKON LISTËN ME EMRAT E 24 LOJTARËVE TË FTUAR PËR DY NDESHJET NDAJ UKRAINËS DHE GJEORGJISË