Prej 5 vitesh, rreth 150 femije te kopshtit “Beselidhja” ne qytetin e Lezhes ishin te akomoduar ne katin e trete te konviktit te shkolles profesionale. Pas 5 vitesh pritje dhe ne kushte aspak normale femijet parashkollor te ketij qyteti jane akomoduar tashme ne ambjente te reja.
Investimi i nisur ne vitin 2014 per ndertimin e kopeshtit “Beselidhja” pas shembjes se godines ekzistuese ka perfunduar, ndersa sot u be edhe inagurimi. Por kjo godinë në të cilen jane akomoduar 150 femije nuk i permbush nevojat, ndaj autoritet lokale kanë premtuar ndërtimin e nje kopeshti tjeter në qytetin e Lezhes, pasi levizjet demografike gjate viteve te fundit kane sjellim shtim të popullsise.
Godina e kopeshtit “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës, eshte rindertuar ne vendin ku ka qene me pare ky kopesht dhe ka kushtuar 51 milion leke dhe eshte financuar nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Lezhe,
duke i dhene ne kete menyre zgjidhje akomodimit te femijeve,ku prej 5 vitesh stafi i edukatoreve dhe femijet ishin ishin zhvendosur ne ambjentet e konviktit ne kushte aspak te pershtateshme