3 shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë në Lezhë.
Janë vënë në pranga Aleksandër Ndoci 35 vjeç, Alberto Ndoci 35 vjeç dhe Amarild Fizi 28 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.
Po ashtu janë vënë në pranga eedhe 2 shtetas të tjerë njëri qarkullonte me automjet pa patente tjetri tej normave të shpejtësisë së lejuar.
DVP Lezhë
Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Vihen në pranga dhe 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.
Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por këta tre shtetas kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Ll., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në masën 1.37 mg/l.
Gjithashtu, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi në qytet Rrëshen, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.