As ambulanca, zjarrfikësja apo ndonjë mjet tjetër nuk mund të depërtoje tek këto familje.Bëhet fjale për lagjen e Spitalit në Lezhë, ku rruget e dëmtuara dhe të ngushta e bëjnë të pamundur lëvizjen e automjeteve.

Mungesa e infrastruktures është kthyer në shqetësim për banoret në këtë zonë.Kjo situatë vijon prej shumë vitesh, pasi kanë munguar investimet.

Qytetaret thonë se kjo situatë ju ka vështiresuar jetesen, ndërsa shpesh herë është dashur që të ndërhyjnë vetë që rruget të bëhen të kalueshme.Premtimet për investime nuk kanë munguar, por situata ka mbetur e njëjtë tregojnë banoret e lagjes së Spitalit.

E kontaktuar për këtë çështje, Bashkia Lezhë bën me dije se lagjia e Spitalit është në prioritetet kryesore të saj dhe investimet në infrastrukture, do të nisin menjëherë pas zbatimit të projektit të kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza të qytetit.

Artikulli paraprakPERFORMANCAT ARTISTIKE TË SHKOLLAVE
Artikulli tjetërTË HËNËN DINAMO-VLLAZNIA