Bizneset dhe qytetaret në Lezhë nuk do mund ti shfrytëzojnë më hapësirat publike, duke bllokuar lëvizjen nëpër trotuare. Prej muajit prill bashkia ka miratuar rregulloren qe percakton modalitetin dhe menyren sesi duhet te menaxhohen hapësirat publike dhe prej ditesh ka nisur zbatimi në terren.Pas njoftimit të subjekteve, grupi i punës i përbërë nga Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Taksave Vendore kanë nisur aksionin për lirimin e hapësirave të zaptuara në qytet.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku thotë se nuk do të ketë tolerim ndaj subjekteve që nuk zbatojnë ligjin.

Zaptimi i hapësirave publike ishte kthyer në shqetësim për lëvizjen e qytetareve në Lezhë dhe me këtë rregullore të re, synohet ti jepet zgjidhje përfundimtare kësaj problematike që vijonte prej vitesh.

Artikulli paraprakNGJARJA E RËNDË ÇËSHTJE NË KËSHILL
Artikulli tjetër“ÇARDAKU POETIK” BASHKON TË RINJTË