Një i ri mbeti i vdekur dhe një tjeter u plagos rëndë, pasi automjeti me të cilin udhetonin u përplas me barrierat anësore të rruges.Aksidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes në rrugen e kombit, segmenti Milot-Morinë në afersi të Tunelit të Kalimashit.Viktimë e këtij aksidenti mbeti drejtuesi i automjetit tip “Volsvagen”Albert Shullani 21-vjeç banues në Shkoder, ndërsa u plagos dhe pasagjeri shtetasi Kristian Arra.Ky i fundit u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalit e Kukësit, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Përplasja ka qenë e fortë, duke sjellë dëmtimë të shumta të automjetit e për pasojë drejtuesi gjeti vdekjen e menjëhershme nga plaget e marra në disa pjesë të trupit.Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, ku paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit është bërë shkak për përplasjen fatale me barrierat anësore të rruges.

Artikulli paraprakSHKODËR/ SHPËRTHEN MAKINA E PARKUAR, AUTORI I MASKUAR I HEDH MOLOTOV DHE LARGOHET
Artikulli tjetërE RËNDË NË DURRËS, 19-VJEÇARJA VRET BABANË ME ARMË DHE E VARROS NË OBORRIN E SHTËPISË! E REJA: MË DETYROI TË FEJOHEM