Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të se merkures në superstradën Lezhë-Shkodër.
Një automjet luksoz tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga rruga në afërsi të Balldrenit dhe më pas është përfshirë në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00.
Nga aksidenti fatmirësisht nuk persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit ka arritur te dalë para se makina me benzinë të përfshihet nga flakët.
Mesohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale K.P ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Pas përplasjes makina ka shpërthyer në flakë. Makina nga pamjet shihet se ka qenë luksoze dhe është shkrumbuar e gjitha.
Sipas informacionece te para dyshohet se shkak per aksidentin eshte bere Shpejtësia dhe lagështira në rrugë, por akoma nuk ka nje informacion zyrtar nga policia e Lezhes