Një automjet i ngarkuar me drogë është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Nga informacionet e para aksidenti ndodhi në zonën malore të Kalivaçit në Lezhë.

Viktima është identifikuar si Tonin Ndreca nga Kacinari i Mirditës. Aksidenti është shënuar gjatë orëve të natës.

Nuk dihet ende sa ishte sasia e droges ne automjet. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

“Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi.

Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”

Artikulli paraprakPRONARE E 8 APARTAMENTEVE DHE 8 AUTOMJETEVE, KPK SHKARKON KRYETAREN E GJYKATËS SË APELIT TË VLORËS
Artikulli tjetërME PESHË 400 KG, KAPET PESHKAQENI I RRALLË NË DURRËS