Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Shënkollit.
Si pasojë e përplasjes së një makine me një kamionçinë kanë mbetur të plagosur katër persona. Policia dhe ambulanca janë nisu drejt vendit të ngjarjes.
E plagosur ka mbetur nje kalimtare e cila është në gjendje të rëndë.
Sipas policise :Tek ” Kryqëzimi i Tales” ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin M.Gj. 51 vjeç, banues në Kurbin dhe mjeti tip Audi me drejtues shtetasin L.Ç. 48 vjeç, banues në Shkoder.
Për pasojë është lënduar shtetasja D.Gj. 18 vjeçe , banuese në Rrubik e cila ishte këmbësore në vendin e aksidentit dhe është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, si dhe shtetasit B.M. 30 vjeç dhe F.Z. 50 vjeç, banuesë në Shkoder, pasagjerë në mjetin Audi të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.