Rusia dhe Ukraina duhet ti japin fund luftes dhe te gjejne sa me pare paqen.Ky është mesazhi i Kryetari të Konferences Ipeshkvore Shqiptare Monsinjor Angelo Massafra, i cili ishte i pranishem në një manifestim të organizuar në Lezhë nga Ambasadoret e Paqes, në kuader të 1-vjetorit të nisjes së luftës në Ukraine.
“Si të ndihmojmë paqen të triumfoje” ishte motoja e këtij manifestimi, që i referohej konfliktit Ukrainë-Rusi.
Krahas femijeve, ambasador të paqes, pjesë e këtij manifestimi ishin dhe përfaqesues të institucioneve lokale në Lezhë të cilët ju bashkuan sensibilizimit me popullin Ukrainas.