Mirditë/Vijojnë me intensitet megaoperacionet kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”.

Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

✅Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, u arrestua një 41-vjeçar që kishte fshehur në territorin përreth banesës, kallashnikovin dhe 2 karikatorë me fishekë.

✅Në vijim të operacionit “Tempulli”, në një zonë pyjore, në afërsi të banesës së 2 shtetasve të arrestuar më datë 1 nëntor, për posedim të 4.3 kg cannabis, u gjetën të groposur 10 kg të tjerë të kësaj lënde narkotike.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, si dhe nga mbështetja e inteligjencës policore, kanë vijuar me intensitet megaoperacionet kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”, nëpërmjet të cilave janë goditur veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe të armëmbajtjes pa leje. Gjatë episodeve të fundit të këtyre megaoperacioneve:

•u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Ç., 41 vjeç, pasi në territorin përreth banesës së këtij shtetasi, në fshatin Simon, Mirditë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 karikatorë me fishekë luftarak, që posedoheshin nga ky shtetas, pa leje;

•u sekuestruan 10 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, sasi e cila u gjet e groposur në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Simon, Mirditë. Nga hetimet rezultoi se kjo lëndë narkotike iu përkiste shtetasve K. Ç. dhe P. Ç. (kushërinj), të arrestuar nga Policia, me datë 01.11.2023, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si bashkëposedues të 4.3 kilogramëve lënde narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua nga Policia, ditën e zhvillimit të megaoperacionit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, FËMIJËT ROM PA SHKOLLË
Artikulli tjetërSTUDENTËT TAKIM ME POETEN SHCILLOCK