Qarku Lezhë

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2” dhe të hetimit proaktiv të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë, janë ekzekutuar masat e sigurimit “arrest me burg” për 6 persona, për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni “Tempulli”, në muajt dhjetor dhe janar, janë arrestuar në flagranë 14 shtetas dhe proceduar penalisht në gjëndje të lirë 10 të tjerë.

Të sekuestruara gjatë këtij operacioni në cilësinë e provës materiale janë:
– 6 kg lëndë narkotike kanabis sattiva
– ⁠50 doza kokainë
– ⁠42 aparatë celularë
– ⁠3500 euro
– ⁠peshore elektronike
– ⁠grirëse për lëndë narkotike

Megaoperacioni vijon.

Artikulli paraprakPOLICIA SQARON OPINIONIN PUBLIK PËR MESAZHET QË IU DËRGOHEN NGA ADRESA TË NDRYSHME ICLOUD, PËRDORUESVE TË APPLE
Artikulli tjetërPUBLIKOHET DEKLARATA QË 6 LIDERËT E RAJONIT E MIRATUAN SOT NË SHKUP