Të gjithë e përshëndesin, e njohin breza të tërë.Shumë prej tyre i ka pritur që në lindje.Përsonazh i kësaj historie është doktor Zef Zefaj, obstetër-gjinekologu i parë i cili themeloi këtë shërbim në Lezhë.Emrin e tij mban sot edhe materniteti ku punoj gjithë jeten.
Ishte viti 1972, kur nisi punë si mjek i parë Obsteter-Gjinekolog në të gjithë qarkun e Lezhës.
Gjatë punës së tij 50-vjeçare Zef Zefaj ka asistuar dhe kujdesur në lindjen e 43 mijë fëmijeve, ndërsa realizonte deri në 450 operacione në vit.
Periudha e trazirave të vitit 1997 ishte mjaft e vështire dhe e frikshme në Maternitetin e Lezhës.Doktor Zef Zefaj rrëfen se kryenin operacione me arme tek koka, por në asnjë moment nuk e braktisi profesionin.
Me zotimin që në fillim që çdo çift të kishte një fëmije, edhe sot në moshen 78-vjeçare Doktor Zef Zefaj jep kontributin e tij në mjekësinë gjinekologjike.
Për merita të shquara në punë Zef Zefaj është nderuar me urdhëra dhe medalje të ndryshme përfshire dhe Presidentin e Republikes në vitin 2012 me titullin “Mjeshter i Madh”, ndërsa emri i tij është në memorien e çdo familje lezhjane dhe me gjerë.