Një fëmije rrezikoi të mbytej në det mesditen e së mërkures në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ndërsa raste të tilla kanë qenë disa gjatë këtij sezoni turistik në bregdetin e Lezhës, duke vënë në pikëpyetje sigurinë në plazhe.

Përgjatë vijes bregdetare të Lezhës nga Rana e Hedhur deri në Tale, janë mbi 500 stacione plazhe, por në pjesen më të madhe të tyre mungojnë kullat e vrojtimit, ndërsa dhe aty ky janë nuk ka roje plazhi.Shqetësimi është ngritur nga eksperti i turizmit Leornard Seferi, i cili ju bën thirrje autoriteteve që të marrin masa të menjehershme për të garantuar siguri për pushuesit.

Situata problematike sa i përket sigurisë pranohet dhe Bashkia Lezhë, e cila ka ngritur një task-force dhe prej dy ditesh po ushtrohen kontrolle në terren, ku paralajmerohen masa ndëshkimore ndaj subjekteve që nuk zbatojne kriteret e përcaktuara në kontraten për stacionet e plazhit.

Mungesa e rojeve në bregdet është një problematike e vjeter që nuk po gjen zgjidhje, pasi interesi i të rinjeve për tu çertifikuar në këtë profesion është mjaft i ulet.

Artikulli paraprakNDËRTOHET HIDRANTI PËR MSZH MALËSI E MADHE
Artikulli tjetërLEZHË, ASGJËSOHEN 1541 BIMË KANABIS