Reshjet e shiut të rena me itensitet të lartë gjate gjithe nates, kane rikthyer problemet në Qarkun e Lezhës. Situata me shqetesuese paraqitet ne Bashkitë e Kurbinit dhe të Mirditës. Prurjet e shumta të Perroit Zmeja në Rrëshen, kane sjellë daljen e tij nga shtrati në disa pika përgjatë unazes së qytetit, duke rrezikuar dhe disa banesa te cilat janë rrethuara nga uji.
Ndërsa në Kurbin, rënia e gureve dhe inerteve solli bllokim të rruges nacionale Skuraj-Burrel. Problematika me e madhe u paraqit në zonen e Shkopetit ne nje gjatesi prej 1 km të ketij aksi rrugor. Menjëhere pas sinjalizimit për situaten e krijuar, punëtor dhe mjete të kompanise mirambajtese të këtij segmenti rrugor nisen punen për largimin e gureve dhe inerteve nga trasea e rrugës dhe rreth ores 9:00 të së mërkures u bë e mundur hapja e njerit krah të rruges.
Gjithashtu probleme jane krijuar ne fshatin Dilbnish të Kurbinit, ku prurjet e shumta të perrenjeve malor kane sjellë dëmtime të rrugeve. Sipas të dhenave zyrtare të Mbrojtes Civile, deri në oret e paradites në Qarkun Lezhë, kane renë rreth 40 mm shi duke sjelle rritje të kuotave të lumenjëve Drin e Mat, por fatmiresisht nuk paraqesin rrezik per permbytje. Nderkohe nga moti i keq janë krijuar dhe probleme me furnizimin me energji elektrike, për shkak të demtimit te linjave, por grupet e punes të OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.