Përballimi i situatave të zjarreve gjatë veres është kthyer në sfidë për Bashkitë e Kurbinit dhe Mirditës.Mungesa e logjistikes, burimeve njerezore dhe infrastuktura i ka vënë në vështiresi strukturat vendore.Shqetësimi është ngritur nga drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikes dhe Emergjencave, gjatë një takimi të zhvilluar nga prefekti i Qarkut Lezhë, ku i pranishem ishte dhe Drejtori i Përgjithshem i Emergjencave Civile Haki Çako.

Mbi 90% e rasteve të zjarreve janë të qëllimshme dhe autoret duhen të identifikohen dhe vihen para përgjegjësisë ligjore.Kjo ishte kërkesa e prefektit të Lezhës Gjergj Prendi dhe Drejtorit të Emergjencave Civile Haki Çako.

Viti 2022 ishte mjaft problematik përsa i përket zjarreve në Qarkun e Lezhës, duke shkrumbuar rreth 1 mijë hektare pyje dhe rrezikuar shumë banesa.

Artikulli paraprakRIKONSTRUKSION REPARTIT ZJARRËFIKËS
Artikulli tjetërKËSHILLI LEZHË, KRIJOHEN GRUPET POLITIKE