Muri i Lisusit të lashtë në anen veriore të kalasë mesjetarë të qytetit të Lezhës, rrezikon ekzistencen.Guret antik kanë nisur të rrëshqasin që prej vitit 2016 dhe që prej asaj kohe nuk është marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje problematikes e cila është shfaqur nga erozioni në këtë zonë.
Krahas humbjes së historisë, rrëshqitje e gureve është kthyer në rrezik edhe për zonen e banuar në pjesen e poshtme të kalase.Specialisti i Trashegimisë Kulturore në Lezhë Ded Margjoni thotë se projekti i restaurimit është gati, por tenderi ka dështuar për të disatë herë, pasi asnjë firme nuk i ka marrë përsiper punimet.Zgjidhjen e cila duhet të jetë emegjente ai e sheh tek Ministria e Kultures.
Muri antik ka rrëshqitur në një gjatësi prej 20 metrash dhe nëse nuk do te ketë ndërhyrje të shpejtë me nisjen e stinës së reshjeve, mund të shembet plotësisht.