Autoriteti Rrugor ka ndërhyrë në kryqëzimin e Blinishtit në Lezhë, duke përmirësuar situatën pas aksidenteve të ndodhura me viktima dhe të plagosur.

Në të dy senset e autostradës janë vendosur tabela sinjalizuese dhe pengesa shpejtësie që tregojnë se aty është një zonë e rrezikshme, ndërsa në njërin kah të hyrjes për në Blinisht janë hequr barrierat të cilat pengonin shesh pamjen për drejtuesit e mjeteve që hynin në rrugë. Administratori i Blinishtit Sokol Luku vlerëson se pengesa e shpejtësisë, e cila është vendosur në kryqëzim përbën sërish rrezik për aksidente.

Luku: Kanë ngritur disa bume por nuk janë studiuar mirë dhe mendoj se këta përsëri mund të bëhen shkak për aksident. I bëj thirrje Autoritetit Rrugor Shqiptar, mendoj se e ka bërë punën në këtë segment, por ka prapë për të përmirësuar.

Gjatë viteve të fundit numërohen 19 viktima që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në kryqëzimin e Blinishtit në Lezhë.

Artikulli paraprak“TE MBIJETUARIT” HISTORIA E KOMUNIZMIT
Artikulli tjetërVIJOJNË PROBLEMATIKAT NË TREGUN E STOM GOLEMIT