Në pikun e sezonit turistik, bregdeti i Shëngjinit të ofron një pamje të shëmtuar,si pasojë e ndotjes së bregdetit.
Prej ditësh vija bregdetare në Kune-Vain është ndotur masivisht. Situata e krijuar ka sjellë largim të pushuesve nga kjo zonë turistike.
Edhe pse situata ka nisur të përmirësohet, por sërish niveli i ndotjes vijon të jetë i lartë, duke dhënë një ndikim mjaft negativ para vizitorëve vendas dhe të huaj.
Ndërsa Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, ka thënë se situata e krijuar ishte e papranueshme, duke dhënë ndikim mjaft negativ ne turizëm. Policia dhe prokuroria të thellojnë hetimet ne lidhje me këtë çështje dhe personat përgjegjës të përballen me ligjin.
Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Të mbyllet urgjentisht kanali që lidh lagunën me detin, pasi nga verfikimet rezulton se ai është shkaktari i kësaj ndotjeje.