Policia e Lezhës ka arrestuar një 61-vjeçar nga Shkodra në makinën e të cilit janë gjetur 68 kg kanabis.Shërbimet e Policisë Rrugore, në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit Lezhë, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së Shëngjinit duke rrezikur

jetën e punonjësve të Policisë, që ishin vendosur në pikë kontrolli për të ndaluar mjetin.Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij mjeti, në pronësi të shtetasit Z. B., i cili është konstatuar dhe bllokuar në një rrugicë, në Ishull, Shëngjin.Gjatë kontrollit në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan 68 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Ndërkohë Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike për ta bërë gati në doza të vogla për shitje, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-F. N., 18 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë;
-B. S., 18 vjeç, banues në Kthellë, Mirditë;

Në qytetin e Rrëshenit, Policia ka bërë ndalimin e mjetit tip Ford, me të cilin leviznin dy shtetasit dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e sediljes se prapme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 500 gr., e dyshuar cannabis sativa.

Artikulli paraprakSHKODËR, “ELDORADO” DRAMA QË GODET “OLIGARKËT”
Artikulli tjetërISH-KRYETARI, JA SI U SHKRI STRUKTURA E PS NË SHKODËR