Shërbime të Komisariatit të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.Si rezultat, u finalizua faza e 24-t e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në total 1779 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:

-430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit dhe 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet;
-300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, njësia administrative Blinisht;
-940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq, njësia administrative Balldre.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale, bimët narkotike, u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Artikulli paraprakPUSHUESI RREZIKON MBYTJEN NË PLAZHIN E TALES
Artikulli tjetërSAMITI I NATO-S, BEGAJ: MOMENT VENDIMTAR PËR SIGURINË E RAJONIT EURO-ATLANTIK