Në Ditën Botërore të Bletës ku morën pjesë bletërritës nga Shqipëria dhe Kosova, u zgjodh Lezha si qyteti i panairit.

 

Dy muaj pas ndalimit të tij për tjetërsimin e pronave në Ranen e Hedhun Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frokaj u shfaq për here të parë në panairin e Bletarisë. Mjalti vendas është produkt shumë herë më I mirë se në vendet e rajonit,ndaj apeli shkoi për cdo konsumator që të bëjë zgjedhjen e duhur.

 

Bletërritësit thonë se është art në vetë dhe se jo cdo kush që ka dëshirë mund të merret me bletët pasi kërkojnë sa punë aq edhe profesionalizëm.Bletërritësit kërkojnë vëmendje të qeverisë për fonde,gjë të cilën ua premtoi Zv.Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi (Rusi).

 

Aktiviteti u përshendet edhe nga kryetari I bashkisë Lezhë Fran Frrokaj,I cili tha se mbështetja e Bashkisë për aktivitet të tilla do të jetë maksimale.

 

Problem që kërkon vëmendje maksimale nga bletërritësit mbetet me pesticidet të cilat në shumë raste shkaktojnë vdekjen e bletëve

 

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, AKU SHKODËR NË AKSION
Artikulli tjetërZOGAJ, RRUGA ME ‘’ NJE KALIM ‘’