Shumë qytetar që i janë drejtuar spitalit Rajonal të Lezhës për ndihmë mjeksore, janë gjetur të pa përgatitur, pasi në hyrje tashmë është vendosur trau, që nënkupton pagesë për orë qëndrimi.

Për të shmangur kët faturë, qytetaret shumicen e rasteve tentojnë të parkojnë jashtë ambjenteve, por kjo ka sjellë ndaj tyre ndëshikime nga policia rrugore.

Ndryshe nga spitalet e tjera, sistemi i menaxhimit të të ardhurave bëhet direkt nga vetë ky institucion. Problem i pa zgjidhur mbetet ambulancat apo edhe qytetarët që vijnë me urgjencë, pasi u duhet të ndalen tek trau dhe të marrin biletën e parkimit.

Qarku i Lezhës mbetet një ndër qarqet me numrin më të lartë të aksidentëve rrugore, ku sekondat për te shpëtuar një jetë janë të rëndësishme.

 

Artikulli paraprakSHTOHET LISTA E BARNAVE TË RIMBURSUESHME
Artikulli tjetërDITA E DREJTËSISË, SHKODRANËT QËNDRIME KONTRADIKTORE