552 vjetori i vdekjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeu nuk i beri bashke as ne kete pervjetor te majtet dhe te djathtet e Lezhes. Nderkohe figura kombetare e Skenderbeut, kaloi thjesht vetem me nje aktivitet perkujtimore ne Katedralen Mesjetare te Shen Nikollit, ndersa munguan autoritet qendrore.
Mjeshtri i madh Agim Doçi i pranishem ne kete aktivitet, nuk la pa kritikuar disa pseudo historian qe po tjetersojne keto figura te shquara te kombit tone,ndersa nje kerkese e kishte edhe ndaj kryebashkiakut te Lezhes.
Kryebashkiaku i Lezhes Pjerin Ndreu tha se kujtimi i tij na ngjall shum emocion, ndaj ne do te perkujtojme cdo here kete njeri te madh per kombin shqiptar
Nikoll Prendi 7 vjecari i cili recitoi vargjet e Fishtes, impresionoi te pranishmit.
Shtatorja e Gjergj Kastriot Skenderbeut qe ishte parashikuar te vendosej ne Sheshin qe mban emrin Heroit tone, ne 575 vjetorin e Beslidhjes se princave shqiptar mbetet ende ne magazinat e Bashkise, ndersa nuk ka ende nje date se kur dhe ku do te vendoset ajo.
Kjo shtatore ne kuader te 575-vjetorit të Besëlidhjes se Lezhes vitin e kaluar solli perplasje mes bashkise dhe Ministrise se Kultures.Kjo e fundit nuk lejoi vendosjen e shtatores me argumentin se vendi i percaktuar ishte zone arkeologjike dhe ka paditur penalisht bashkine per punimet qE kishte nisur.Ndersa IKMT rrafshoi bazamentin ku ishte parashikuar te vendosej Shtatorja