DVP Lezhë/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, operacioni i koduar “Fazani”.
Zbulohet në Lezhë, një ambient (lokal) i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e drogave të forta.

Vihen në pranga 6 shtetas (pronari i lokalit, 1 shtetase që ushtronte prostitucionin, 1 shtetas që shiste dozat e lëndëve narkotike dhe 3 shtetas që nuk kallëzuan këtë krim).
Shpallet në kërkim 1 shtetas, bashkëpunëtor për shitjen e lëndëve narkotike.
Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, që u gjetën në lokal, 8000 euro, 9 aparate telefoni, dhe një automjet.

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policise Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, DVP Lezhë finalizoi operacionin policor të koduar “Fazani”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestua në flagrancë shtetasi K.(B.) L., 46 vjeç, banues në Malbardhe, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-u arrestua në flagrancë shtetasja B. L., 42 vjeçe, banuese në Bulqizë, për veprën penale “Prostitucioni”;
-u ndalua shtetasi A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
-u ndaluan shtetaset A. V., 37 vjeçe, banuese në Lezhë, V. H., 30 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe K. O., 20 vjeçe, banuese ne Laç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
U shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dhe veprimet operacionale të kryera gjatë operacionit është zbuluar se shtetasi K.(B.) L. e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me shumën 8000 euro dhe një automjet.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakZJARRET, VIHET NËN KONTROLL SITUATA NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërZJARRET NË SHËNGJIN, OPOZITA NË TERREN