Një numer i konsiderueshem peshqish të ngordhur kanë dalë në siperfaqen e ujit, në një kanal në Zadrimë të Lezhës.Rasti është konstatuar pasditen e së martës pranë fshatit Kodhel, teksa peshqit e ngordhur kanë “mbuluar” një gjatësi prej 800 metrash të këtij kanali i cili shkarkohet në Lumin Drin.
Banor të zonës thonë se kjo është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë, ndërsa janë të bindur se uji mund të jetë ndotur nga hedhja e ndonje komikati, çka mund të jetë rrezik dhe për bagëtitë të cilët konsumojnë uje në këtë kanal.
Ndërkohë në lidhje me rastin janë vënë menjëherë në lëvizje institucionet përgjegjëse.Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit Drejtoria Rajonale Lezhë dhe policia, kanë inspektuar zonen ku janë gjetur peshqit e ngordhur, por paraprakisht nuk është kontatuar ndonjë subjekt industrial apo individ që mund të ketë hedhur lëndë helmuese.IKMT ka marrë mostrat e ujit të cilët do të dërgohen për analiza në laborator në Tiranë, me qëllim zbardhjen e këtij rasti.