Një konflikt mes dy personave ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre. Duke iu referuar njoftimit të policisë, bëhet me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Ardian Kola, 37 vjeç nga Lezha.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martes dhe sipas policisë shtetasi Ardian Kola u
plagos në këmbën e majtë nga autori i dyshuar, Aleksandër Dedgjonaj.Paraprakisht dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur për një vend parkimi, pasi 37-vjeçari i plagosur është pronar i një ambienti në të cilin jep makina me qira.
Po ashtu Dedgjonaj ka një pikë servisi dhe shitje celularësh shumë afër biznesit të Kolës ndërkohë që një tjetër pistë që po hetohet është edhe se mund të kenë pasur ndonjë konflikt të hershëm.Policia ende nuk ka një pistë përfundimtare, ndërkohë që grupi hetimor ka grumbulluar të gjitha materialet që përbëjnë prova për ngjarjen.
Mësohet se dy personat e përfshirë në konfliktin që degjeneroi në përdorimin e armëve, nuk njihen për precedent të mëparshëm penal.Autori i dyshuar i ngjarjes u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke përfituar edhe nga errësira për t’iu shmangur kapjes nga policia.Ndërkohë, 37-vjeçari Ardian Kola ka mbetur i plagosur me dy plumba në këmbë
dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.