Roja i një pike karburanti mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një grabitje mbrëmjen e kaluar . Ngjarja ndodhi ne karburantin Emanuel gaz i cili ndodhet në rrugen dytësore që lidh Lezhën me fshatin Rrilë.
Sipas shitesit te karbuarantit grabitësi ka qenë vetem i maskuar dhe i armatosur në momentin e ngjarjes, ndërsa roja i karburantit i ka bërë rezistence, duke u përleshur me të. Roja sebashku me shitesin kan tentuar te ndezin alarmin, ndersa ne këtë moment grabitësi i është përgjigjur me armë, duke qëlluar me një plumb pistolete rojen shtetasin Martin Prenga.
Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë është dërguar menjëherë drejt spitalit traumes në Tiranë nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.Sipas deshmive mësohet se grabitësi ka qenë i vetëm gjatë aksionit, duke marrë një shumë prej njeqind mijë lekësh të vjetra nga arka e pikës së karburantit dhe është larguar me një makinë pa targa.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të parë nëse mund të bihet në gjurmët e autorit, ndërsa si prove materiale është sekuestruar dhe një gëzhojë pistolete që u gjet në vendin e ngjarjes.