Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë, në fshatin e quajtur “Ishull Lezhë”. Mësohet se është plagosur në këmbë e në shpatull, Arben Gjini.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 të mbrëmjes të së Hënës ndërsa Gjini është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Gjini është banues në Mirditë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshat.

Sic mësohet i plagosuri ndodhej në një kafe me autorët. Ata ishin ulur bashkë, ndërkohë që mësohet se ata kanë patur një zënkë e më pas ka ndodhur plagosja.

Policia e Lezhës ka gjetur të djegur një mjet tip “Benz” pak minuta pas atentatit ndaj 35-vjeçarit Arben Gjini në Lezhë.

Sipas bluve të Lezhës, mjeti ishte denoncuar si i vjedhur dhe është gjetur pranë shkollës 9-vjeçare në fshatin Kolsh, pak kilometra larg Ishull Lezhës ku ndodhi atentati.Policia ndërkohë njofton se kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Janë ngritur disa pika kontrolli për të kapur autorët. Identifikimi i tyre është i vështirë, pasi kur kanë qëlluar, ka qenë errësirë dhe autorët kanë qëlluar në distancë e më pas janë larguar pasi kanë menduar se e kanë ekzekutuar.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, VRASJE ME THIKË, VIKTIMA PRENDUSH FUSHA
Artikulli tjetërBUM APLIKIMESH NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS