Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të martë në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”.

Rreth orës 05:30 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës është përplasur me automjetin autobot.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 ushtarakë, të gjithë banues në Shkodër.

Të lënduarit janë shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç.

Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakMOT ME VRANËSIRA, POR TEMPERATURA DERI NË 36 GRADË! PARASHIKIMI PËR KËTË TË MARTË
Artikulli tjetërPOLICIA BËN BILANCIN PËR GUSHTIN/ 105 OPERACIONE, 560 TË ARRESTUAR! JANË ASGJËSUAR 54 380 BIMË KANABIS SATIVA