Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë bën të ditur se po vijon zbatimi i planit të masave nga Policia Rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe menaxhimin e fluksit të mjeteve deri në orët e vona për sezonin turistik në plazhet e Shëngjinit dhe Tales, kryesisht në fundjavë.
Sipas policisë së Lezhës 818 gjoba janë vendosur ndaj drejtuesve të mjeteve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor , ndërkohë që janë Arrestuar dhe proçeduar penalisht 12 shtetas për ” Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt ( pa leje drejtimi dhe gjendje të dehur ) duke u bërë edhe burim aksidenti. Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndëshkuar edhe 8 drejtues duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Sipas bluve janë pezulluar 47 leje drejtimi. Janë vendosur 818 masa administrative, nga këto:
• 226 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,
• 96 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
• 224 masa për parakalim të gabuar,
• 102 masa për ndalim qëndrimi,
Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor