Një aksion për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla është finalizuar ditën e sotme në Kurbin,

ku Policia e Shtetit nën mbështetjen e FNSH-së Shkodër, kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve që janë kapur në flagrancë me drogë.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në zonën e Kurbinit, në një lokal, shpërndahej lëndë narkotik e llojit kanabis, dhe falë akisonit policirë në pranga ranë:

– shtetasi S.M.,29 vjeç , banues në Krujë
– shtetasiA.B., 25 vjeç banues në Kurbin

Gjithashtu proçedohet në gjendje të lirë shtetasi :
-Z.D.,35 vjeç banues në Shkodër

Ndërkohë policia njofton se vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërsa materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Artikulli paraprakAPELI NË STAR PLUS, I SËMURI ME PARKINSON BËHET ME SHTRAT
Artikulli tjetërFSHIHEJ NË TIRANË, RENEA ARRESTON SHKODRANIN BARUSH BREGU