Prefekti i qarkut të Lezhës Gjergj Prendi ka paralajmëruar të gjithë subjektet që kanë aplikuar për të shfrytëzuar hapësirat e lejuara në plazhin e Tales së në rast se nuk mundësojnë kullat e vrojtimit dhe specialisët e duhura atëherë atyre do t’u hiqen liçensat. Këtë paralajmërim prefekti Prendi e bëri gjatë trajnimi me vrojtuesit e plazhit
Drejtori i Shërbimit Kombetar të Punësimit në Lezhë Fatmir Delishi u shpreh se pas trajnimeve me vrojtuesit e plazhit, subjektet private s’do kenë vështirësi për t’i gjetur sepse i kanë të gatshëm pas këtyre trajnimeve që po zhvillohen
Punesimi i vrojtuesve të kualifikuar shihet si domosdoshmeri, ndaj dhe po trajnohen një numer i konsiderueshem të rinjsh.
Shpesh në plazhe ka jetë të humbura njerëzish dhe kjo në disa raste edhe për mungesën e vrojtuesve të plazhit ndaj prania e tyre është e domosdoshme
Siguria në plazhet e Lezhës për pushuesit mbetet një shqetësim i vazhdueshëm që ende nuk është zgjidhur. Vitet e kaluara subjektet private në plazhet e Lezhës nuk i kanë plotësuar kriteret e përcakuara sipas ligjit.