Problemi me pronat ne Lezhe mbetet ende ne nje kolaps si shkak i burokracive ne zyrat e hipotekes.
Biznesi ne Lezhe paraqiti nje sere ankesash ne lidhje me punen e zyres se regjistrimit te pasurive ne Lezhe. Vonesa ne regjistrimin e prones, sorollatje, veprimtari me dy standarte, ishte ankesa kryesore e dhomes se tregtise dhe industrise.
Kryetari Pashko Palokaj kerkoi nderhyrje te menjehershme per te ndryshuar situaten.
Nga ana tjeter Zv Dr i Pergjitshem i Hipotekes Gjoke Jaku, tha se pavaresisht ketyre pengesave situata eshte drejt permisimit.
Ne takimin e mbajtur ne Lezhe per rritjen e cilesise se sherbimeve hipotekare, dhane sugjerimet e tyre edhe avokat, noter dhe grupe te interesit.
ZVRPP Lezhe, prej me shume se nje viti eshte perballur me akuza ku ka patur edhe arrestime te punonjesve dhe shpallje ne kerkim per abuzim me pronat.