Jane vetem 250 metra larg depozites se ujesjelles te ri, por rreth 30 familje ne Lagjen ‘Nene Tereza’ ne qytetin e Lezhes, po vuajne mungesen e ujit te pijshem.

Banoret jane detyruar te blejne popma qe ta dergojne ujit ne shtepite e tyre, pasi shteti nuk ua dergon ate. Dedin Deda ka kontaktuar me Sta Plus per situate te krijuar prej vitesh, ndersa kerkon qe gjendet nje zgjidhje, qe edhe keta banore te furnizohen me uje te pijshem si gjithe te tjeret.

Nje tjeter fenomen mjaft shqetesues, mbetet vjedhja e pompave qe ben furnizimin me uje te banoreve, te cilet kata te fundit iu duhet qe ti riblejne ato ne menyre qe te mos mbesin pa uje, edhe pse nuk me shume se dy ore ne 24.

Per ujesjellesin e ri te Lezhes jane investuar 13 milion euro fond ky i akorduar nga qeveria zvicerane ne bashkepunim me ate Gjermane. Ky projekt mjaft i rendesishem ka prekur dhe fshatrat Balldre, Ishull-Lezhe dhe Ishull Shengjin.

Artikulli paraprakLEZHË, RADHË TË GJATA PËR KARTË IDENTETI
Artikulli tjetërSHKODËR, MBËSHTETEN 40 TË RINJ PËR IDETË KRIJUESE