Per te shmangur problemet me kimikatet, pesticidet dhe per te siguruar prodhim sa me natyral qe u jep atyre treg te sigurte, fermeret ne Lezhe po perdorin fertilizant organike. Kjo i ka cuar ata drejt reduktimit te kostove, por nga ana tjeter munden te shmangnin semundjet duke rritur prodhimin. Nje vit me pare ata e perdoren fillimisht ne vresht, e kjo beri qe prodhimi te mos kishte probleme sic ndodhi ne shume vreshta te tjere. Me te njejten menyre tashme jane duke plehruar edhe ullinjte. Ata jane te bindur se nepermjet kesaj menyre do te kene nje cmim me te larte per vajin qe do prodhojne pasi behet fjale per vaj natyral qe kerkohet shume ne treg.
Eksperti i bujqesise, profesor Baki Dervishi thote se kjo eshte menyra me e mire per te evituar jo thjesht provat e ndryshme me pesticidet, por per te garantuar prodhimin e me se shumti cilesine e tij.
Fertilizant organik qe po perdoret ne Lezhe prodhohet nga mbetjet shtazore dhe duke qene i sterilizuar nuk jep infeksione te tokes, por nga ana tjeter i jep bimes ushqim natyral.