“Tinguj e Zemres Sime” eshte libri me poezi i poetes se re lezhjane Liza Macaj (Marku). Autorja e librit Liza Macaj ne nje interviste per Star Plus shprehet e emocionuar per librin e saj me poezi ,
ndersa thote se eshte ndjesi e vecante te shprehesh nepermjet poezise ndenjat shpirterore.Ajo thote se qe e vogel ka qene e lidhur me librin, ndersa endrra e saj feminore behet realitet.
Autorja Macaj thote se te rinjt jane larguar disi nga libri, por qe nuk e ndal ate te mos nxjerre serish botime te tjera. Ndersa shprehet se libri i pare eshte pritur mire nga lexuesit lezhjan.
Liza Macaj eshte lindur dhe rritur ne Lezhe, ndersa prej vitesh jeton ne Greqi. Librin e saj me poezi mund ta gjeni ne te gjitha librarite e qytetit te Lezhes.