Teksa na ndajnë më pak se 1 vit nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025-së mazhoranca dhe opozita në Lezhë kanë nisur përgatitjen për betejen elektorale.Ulsi Manja dhe Agron Gjekmarkaj do te bejne fushaten e tyre se kush subjekt politik do te marre kater mandate ne kete qark qe prodhon 7 te tille, por gara e vertete do te jete ndermjet grave.

Tradicionalisht, dy emrat e pare jane vazhdimisht meshkuj dhe pas tyre, sipas ligjit, renditet nje femer. Eshte pikerisht numri 3 i listes qe do te jete pjese e listes se hapur te miratuar se fundmi ne kodin e ri zgjedhor. Pra do te jene grate ato qe do te garojne vertete per nje vend ne parlament.

Kjo metodike duket se nuk avantazhon Mirditen. Duke patur pak numra ne votim, e ben shume te veshtire qe te kete mandatin e deputetit pasi vendi i trete percaktohet nga numri i votave qe merr vete kandidati.Lista e kandidateve te PS-se do te kryesohet nga Ulsi Manja qe do te perfaqesoje Mirditen edhe pse ne fakt mund te ndodhe si me Lindita Nikollen apo Mark Markun qe pas zgjedhjes vetem ne Mirdite nuk shkuan me si deputet. Lista pasohet me Ermal Pacin, Admir Kadelin apo Eduard Ndrecen ne Lezhe, ndersa Kurbini do te perfaqesohet me kandidate femer duke pretenduar mandatin, por ne loje eshte edhe lista e gjate e grave qe do te jene edhe nga Lezha.

Duke marre ne konsiderate zgjedhjet e vitit 2021, ekziston mundesia qe Mirdita dhe Kurbini te mbeten pa perfaqesues pasi grate e listes se PS-se do te luftojne per cdo vote personale dhe me shume gjase edhe ky mandat do te jete nga Lezha.

PD, nga ana e saj nuk ka konfirmuar ende emra dhe eshte shume e angazhuar ne aksionin politik momental, por Agron Gjekmarkaj mund te kete pasues Gjin Gjonin ne Lezhe dhe serish e treta do te jete nje grua. Praktikisht Elda Hoti e Kurbinit dhe Lindita Metaliaj e Lezhes jane ne gare te vertete per pozicionimin ne liste ashtu si edhe per numrin e votave. Ishte pikerisht numri i votave qe dergoi ne parlament Elda Hotin pas doreheqjes se kryesuesit te listes Mark Markun. Ne cdo analize te kryer edhe ne PD, Mirdita, rrezikon te mos perfaqsohet. Në këto kushte Mirditoret duhet te votojne vetem nje kandidatet gra te listave nese duan perfaqesim te parlament.

Artikulli paraprakLEZHË, TURIZMI ME PROBLEME EDHE KËTË VIT
Artikulli tjetërURA E NGUSHTË, SHQETËSIM PËR BANORËT