Një 55-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi qarkullonte me armë me vete. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak me krehër me 16 fishekë.

“Në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit” kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz ” që drejtohej nga shtetasi V. V.

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me 16 fishekë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. V., 55 vjeç, banues në Kurbin”, njofton policia.

Mbi 55-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Artikulli paraprakTRE MOTRA KRYEJNË VETËVRASJE DHE LËNË NJË LETËR KU AKUZOJNË TË VËLLAIN: NA ZHVATI PASURINË
Artikulli tjetërNË TË GJITHA LOKALET NË KOSOVË, SOT DO DËGJOHEN VETËM KËNGËT E NEXHMIJE PAGARUSHËS…GJESTI SIMBOLIK PËR T’I THËNË ‘LAMTUMIRË BARESHËS’