Në fshatin Pllanë të Lezhës, një lokal u bë shënjestër e një sulmi me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30. Sipas dyshimeve të deri tanishme në drejtim të lokalit është qëlluar me armën e zjarrit tip pistoletë ndërsa lokali është në pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi, i cili ka konstatuar se aty ishte qëlluar me armë zjarri, pasi ishin shkaktuar disa dëme materiale. Mësohet se lokali nuk ka kamera sigurie, madje as dhe objektet e zonës përreth.

Nga të shtënat nuk ka viktima apo të plagosur sepse lokali në momentin kur është qëlluar ka qenë i mbyllur. Kjo nuk është hera e parë që lokali është bërë shënjestër e një sulmi, pasi vite më parë i është vendosur tritol. Policia deri më tani nuk ka arritur që të shoqërojë persona të ndryshëm lidhur me ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave si dhe bëhet e ditur se janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor në afërsi të fshatit Pllanë dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Vendore të Lezhës.

Shtetasit Gjovalin Prendi në 2014 i kanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi nipin Taulant Prendi 27 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i Taulantit, Aurel Prendi, 25 vjeç dhe u vra shoku i tyre Klodian Ndreca. Ka qenë pronari i cili ka shkuar për të hapur biznesin në orët e mëngjesit dhe ka konstatuar atë çfarë i kishte ndodhur, duke lajmërua menjëherë policinë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre gëzhoja pistoletë të cilat pritet të analizohen nga grupi hetimor.

Pista kryesore e hetimeve në lidhje me sulmin me armë është përqendruar tek veprimtaria e djalit dhe nipave të pronarit jashtë vendit, pistw e cila u hetua edhe për atentatin me armë në vitin 2014-të. Lokali ndodhet në rrugën nacionale Lezhë-Milot, pranë urës së Milotit, pranë vendit ku ka ndodhur atentati në 2014 ndaj nipit të Gjovalin Prendit.

Ekzekutimi në 2014 ndodhi pranë Urës së Milotit, ku dy vëllezërit Prendi së bashku me Klodian Ndreca, 28 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip “Golf” ku dy persona qëlluan mbi 20 herë me kallashnikov në drejtim të tyre. Klodjani dhe Taulanti mbetën të vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë Aurrel Prendi.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e arsyeve dhe kapjen e autorëve, të cilët sulmuan lokalin e Gjovalin Prendit, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zones ndërsa pronari mësohet te këtë thënë se nuk ka konflikte. Në Lezhë kohët e fundit kanë ndodhur një sërë ngjarjesh kriminale të njëpasnjëshme të cilat po kthehen në një shqetësim për këtë qytet sa i përket sigurisë.

Artikulli paraprakMOS HARRONI ÇADRËN SOT, SHIU DHE VRANËSIRAT PREZENTE GJATË GJITHË DITËS, NË VERI DO KETË RESHJE DËBORE
Artikulli tjetërVLLAZNIA-SKENDERBEU, HOXHA: SYNOJMË NJË TJETËR FITORE