Është qëlluar me armë zjarri godina e njësisë administrative të Blinishtit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Mësohet se në drejtim të godinës së administratës janë lëshuar bresheri plumbash Sipas policisë një person i armatosur, dyshohet me automatik ka qëlluar disa herë drejt institucionit ku shihen qarte 13 shenja te plumbave ne mure.
Per ngjarjen policia e Lezhes ka shoqeruar me shume se 10 persona por ende nuk ka rene ne gjurmet e autoreve. Ngjarja u regjistrua ne oren 02 00 te mengjesit te sotem, ndersa puna ne njesine administrative ka vijuar normalisht.
Burimet bejne me dije se dyshohet per nje konflikt te rojes se kesaj njesie administrative me disa persona, ky i fundit eshte shoqeruar ne policine e Lezhe por ka mohuar te kete konflikt me njeri.
Policia ka nisur hetimet dhe ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes dhe po punon per zbardhjen e plote te kësaj ngjarje