Qytetarët e qytetit të Lezhës kanë mjaft pakënaqësi në lidhje me qendrat e aplikimit të kartave dhe pasaportave biometrike.
Numri i qytetarëve që aplikojnë, kryesisht pas njoftimit të fundit për skadencën e kartave, është i lartë dhe debatet për radhën janë gjithashtu të shumta.
Qytetarë të ndryshëm shprehen se iu duhet të presin me orë të tëra për të aplikuar. Sipas tyre kompania duhet të marrë masa për të shtuar zyrat e aplikimit si dhe të vendos një sistem radhe.
Fluksi i qytetarëve për t’u pajisur me karta të reja identiteti pritet të jetë gjithnjë në rritje, pasi deri në muajin qershor skadojnë një numer i konsiderueshëm i tyre.
Aplikimi për karta identiteti dhe pasaporta biometrike nisi në vitin 2009 dhe që nga ajo kohë është plotësuar afati 10 vjeçar, aq sa i duhet një dokumenti identifikimi dhe udhëtimi të skadojë.