Lezhë, Rama: TVSH e biznesit në investime, jo më në xhepa

 Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konsulim publik në Lezhë për buxhetin e vitit 2018. Rama u ndal gjerësisht te propozimi për vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël. Pikërisht kjo temë ka hapur edhe diskutime të forta politike, pasi opozita e ka cilësuar këtë masë si goditje ndaj sipërmarrjes. Kreu i qeverisë tha se TVSH-ja e biznesit do përkthehet në investime dhe nuk do përfundojë më në xhepat e një grushti të pasurish. “Vendosja e TVSH për biznesin e vogël, është një operacion i rëndësishëm kundër informalitetit. Opozita është pa argument në kundërshtimet e saj për këtë reformë. Ne do ta çojmë deri në fund këtë reformë për më shumë të ardhura dhe për më shumë investime. Është e papranueshme që një pjesë e të ardhurave që duhet t’i shkojë mbrapsht njerëzve përmes TVSH, përfundojnë në xhepin e një grushti të pasurish. Ne përpiqemi të bëjmë politika të drejta dhe jo politika që mbështesin të fortët ndaj të varfërve, apo kompanitë e mëdha në dëm të biznesit të vogël apo të konsumatorët. Ata që e mbështesin sot janë bërë mburojë e informalitetit”, u shpreh Rama. Investimet, ndërtojmë rrugën Shëngjin-Velipojë “Ne po dalim nga një situatë adramatike lidhur me investimet ku përveccse lamë një mal, me borxhe, trashëguam një numër kontratash të shkruara keq. Do vazhdojmë të mbyllim një pjesë të këtyre kontratave dhe njëkohësisht do fillojmë disa vepra që janë shumë të rëndësishme”. Do fillojë puna për rrugën që lidh Shëngjinin me Velipojën e cila do ketë rritje të turizmit, do jetë një rrugë strategjikle që i ka ardhur koha të bëhet. Jemi duke punuar prej kohësh për këtë projekt dhe jemi duke punuar për financimin e saj.Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Lezha 61 bashkitë e vendit se do përballen me ndërprerjen e financimit, nëse rrisin numrin e punonjësve dhe për rrjedhojë shtojnë shpenzimet në buxhet. Gjatë konsultimit publik me banorët dhe autoritetet vendore të Lezhës për buxhetin e vitit 2018, Rama shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do ketë një formulë të re për financimin e bashkive dhe ato që rezultojnë.“Lidhet më një fakt që ka të bëjë me ndryshimin që ka sjellë reforma administrativo- territoriale. Ne po punojmë për një formulë të re me Ministrisë e Financave që do jetë transparente dhe nuk do financojmë bashkitë që nuk i rrinë strikt raporteve të shpenzimeve. Kemi parë sot me ministrin e Financave edhe më keq. Me shpenzimet e tepërta të portit të Durrësit p.sh. Është e papranueshme që të kemi rritje të numrit të punonjësve. Është një rast tipik i cili karakterizon shumë bashki dhe në qarkun e Lezhës do doja shumë që ta bëja këtë kritikë edhe për Mirditën dhe Kurbinin. Por në Lezhë kemi një rritje më të madhe të punonjësve me rreth 80% më shumë se kur ishin dhe komunat veç. Kjo nuk është një sëmundje demokratesh për të punësuar njerëz, por e të gjithëve. Është e pakuptimtë”, tha Rama. Kryeministri deklaroi se nga kjo “sëmundje” nuk vuajnë vetëm bashkitë e PD, por edhe ato të PS. “Kam një vërejtje dhe nuk është vetëm kreun e bashkisë së Lezhës, por për të gjithë kryebashkiakët duke qenë se shumica janë të PS”.

 

Artikulli paraprakKANOS E KERCENON MJEKEN ,POLICIA E NDJEK PENALISHT
Artikulli tjetërSHKODËR, RAMA VIZITON 4 KUPAT E ITALISË: TIFOZ MË BËRI GJYSHJA