Reforma ne sektorin e ujit te pijshem ka dyndur me dhjetra qytetar ne sportelet per te paguar faturat .
Qytetaret shprehen te revoltuar per mungesen e sporteleve dhe radhet me ore te tera qe ju duhet te presin per te paguar faturat e ujit. E revoltuar per reformat drastike qe shteti po ben ndaj populli, nje qytetare tha se qe Rama po na merr edhe leket e bukes.
Kerkesat e qytetareve lezhjane jane shtimi i sa me shume sporteleve, por ajo qe vihet re jane kushtet ne te cilen ndodhet edhe i vetmi sportel. Kushte skandaloze, me lageshtire dhe pa ngrohje, eshte ky realiteti ne zyrat e shtetit shqiptar.
Nderkohe ne Lezhe pervec konsumatoreve familjare, jane nje sere institucionesh ne Lezhe te cilet jane debitor ndaj SH.A Ujesjelles Kanalizime Lezhe.
Sipas urdherit, çdo institucion publik do te verifikohet nese kontratë të rregullt furnizimi me ujesjellesat apo borxhe te pashlyera ndaj tyre.
Nje muaj me pare qeveria lajmeroi nje aksion te gjerë kunder informalitetit ne kete sektor duke deklaruar se brenda vitit te ardhshem te gjithe konsumatoret do te pajisen me kontrata te rregullta te furnizimit me uje.