25-FAMILJE ROME DHE EGJIPTIANE PREJ DITËSH JANË NË ERRËSIRË, KËRKOJNË PUNËSIM. 25-familje rome dhe egjiptiane që jetojnë në lagjen “Skëndërbeg” të qytetit të Lezhës, prej ditësh janë në errësirë, pasi OSHEE u ka ndërprerë energjinë elektrike si debitorë ndër vite.
Kjo situatë ka vështirësuar kushtet e jetesës, pasi shumë prej tyre jetojnë në varfëri ekstreme dhe kanë persona të sëmurë. Ata kërkojnë mundësi punësimi, që të sigurojnë bukën e gojës. Këta banorë të Lezhës kanë paralajmëruar protesta nëse nuk u kthehet energjia, pasi sipas tyre faturat e energjisë elektrike janë të fryra.