Burrë e grua u plagosen pak ditë më parë, pas përplasjes së dy automjeteve kokë me kokë në rrugen Balldre-Torovicë në Lezhë.Ky ishte aksidenti i radhes në këtë aks rrugor i cili është i ngushtë dhe me kthesa të shumta.E rehabilituar pesë vite më parë lëvizja në rrugen e Torovices është mjaft e rrezikshme.Gjerësia e rrugës është më pak se pesë metra dhe kalimi i dy mjeteve është thuajse i pamundur.

Në këto kushte për të shmangur aksidentet drejtuesit e mjeteve detyrohen të devijojnë dhe të dëmtojnë gomat e makinave.

Rruga Balldre-Torovice-Bent me gjatësi 17 km ka fluks të lartë levizje kryesisht gjatë stinës së veres, pasi përdoret dhe nga pushuesit që frekuentojnë plazhin e Velipojes, ndaj dhe zgjerimi i saj shihet si domosdoshmeri.

Artikulli paraprakKORRIKU MBYLLET ME TEMPERATURA TË LARTA, SI DO TË JETË MOTI PËR GUSHTIN. TË MËRKURËN DO TË KEMI ‘SURPRIZA’
Artikulli tjetërRIAKTIVIZOHET ZJARRI NË MALIN E SHËNGJINIT