Tre persona janë arrestuar sot nga polici e Lezhës në kuadër të operacionit ‘Tempulli’.
Në Mirditë, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.Ç, 46 vjeç dhe P.Ç, 43 vjeç, kushërinj, të dy banues në fshatin Simon, pasi gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të banesave të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 4.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa;
Në Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi S.M, 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë.
Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 4.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë.