Rreth 20 mije banore te dy fshatra ne Lezhe kane mbetur te izoluar si pasoj e shembjes se ures ne Lumin Drin.Reshjet e shumta te debores dhe shiut te rene pergjate diteve te fundit, ka bere qe prurjet te jene me kapacitet te larte dhe te shkaterrojne totalisht uren qe lidhte disa fshatra ne zone, si Maben dhe Barbullushin.
Banoret shprehen se rrrzimi i saj ka lene te bllokuar qindra Familjte .Ata shprehen se ka me shume se 30 vite qe askush nuk ka investuar ne kete rruge.
Sipas tyre shembja e ures ka ardhur nga amortizmimi i saj dhe bllokimi nga inertet e kallamishtet qe jane hedhur ne Lume.
Pavaresisht se ura ne dukje ishte e vogel, ajo ben te pamundur levizjen sidomos per mjetet e vogla. Tashme banoret kane vetem nje ure tjeter per tu lidhur me zonen tjeter, por edhe ajo eshte e amortizuar dhe perben rrezik per kalimtaret dhe drejtuesit e motorçikletave.
Banoret apelojne per ndihme pasi ata jetojne vetem me bujqesi dhe Blegtori dhe se produktet e tyre tashme do te prishme me demtimin e ures.