Një konflikt i çastit mes dy kunatave ka degraduar në përdorimin e dhunës.
Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ndërsa policia bën me dije se njëra nga kunatat me iniciale M.B, 41 vjeçe ka goditur me sende të forta 35 vjeçaren duke i shkaktuar edhe plagë të lehta.
Në njoftimin e policisë thuhte se “Më datë 29.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles Parë Lezhë, për shtetasen M.B, vjeç 41, pasi në Tresh, ka goditur me sende të forta kunatën, shtetasen V.P, vjeç 35, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Neni 90 i Kodit Penal”.